Analisti i njohur politik, Viktor Buzhala është i ftuar në emisionin sportiv “Favorit”.
Ai ka folur për rastin ndaj Granit Xhakës, i ndodhur të martën në “Fadil Vokrri”, kur u fishkëllye.
“Unë s’besoj në gjeste, në shqiponja. Ai ka kërkuar falje për atë gjest. Unë besoj në patriotizmin kur e vesh fanellën e kombëtares tënde. Ato gjeste sjellin vetëm dënime. Gjeste të tilla nga Xhaka vetëm sa e ofendojnë shtetin e Zvicrës”, ka thënë ai.
Tutje ai tha se Xhaka nuk është kapiten i Kosovës, andaj fishkëllehet.
“Xhaka është kapiteni i Zvicrës, nuk është i joni, andaj natyrisht që do të fishkëllehet. Nuk ka qenë personale asgjë”, shtoi ai./GazetaExpress/