Buxhovi ia dhuron librin “Kosova” Rita Orës - Gazeta Express
string(41) "buxhovi-ia-dhuron-librin-kosova-rita-ores"

Arte

Gazeta Express

25/11/2021 19:59

Buxhovi ia dhuron librin “Kosova” Rita Orës

Arte

Gazeta Express

25/11/2021 19:59

Historiani e shkrimtari Jusuf Buxhovi këto ditë ka takuar në Prishtinë z.Besnik Sahatçiun, babain e këngëtarës me renome botërore, Rita ORA. Buxhovi,pas bisedës së ngrohtë miqësore,i ka dhuruar librin “Kosova” me dedikim për Ritën!

Më poshtë eshte teksti i plotë historianit Buxhovi që plasoi në FCB lidhur me kete takim.

Lexo Edhe:

“Çfarëdo qasje për te Rita ORA, këngëtarja jonë me famë botërore, tashmë ikonë e identietit kulturor dhe shtetëror të Kosovës, kalon nëpërmes lidhjeve të saj me gjyshin, Besim Sahatçiu – regjisorit të njohur të brezit të artë të krijuesve, që me veprat e tyre artistike e shkencore, ndërtuan identietin institucional të shtetësisë së Kosovës.

Këto ditë, me të birin Besnikun, që jeton në Londër, përpak evokuam kujtime nga ajo kohë. Me këtë rast, shkëmbyem edhe libra. Nga Besniku mora monografinë “Besim Sahatçiu – një jetë për ekranin dhe skenën”. Ndërsa nga unë mori “Kosova – histori e shkurtër” dhe, me dedikim për Rita Orën , “Kosovën” në anglisht”.