Buxhovi flet për librin “Kosova”: Ka ardhur koha të ballafaqohemi me propagandën serbomadhe - Gazeta Express
string(88) "buxhovi-flet-per-librin-kosova-ka-ardhur-koha-te-ballafaqohemi-me-propaganden-serbomadhe"

Gazeta Express

18/11/2020 21:13

Buxhovi flet për librin “Kosova”: Ka ardhur koha të ballafaqohemi me propagandën serbomadhe

Gazeta Express

18/11/2020 21:13

Historiani Jusuf Buxhovi ka thënë se ka ardhur koha të ballafaqohemi me ideologjinë propaganduese serbomadhe. Ai ka thënë se libri i tij “Kosova” është përkthyer në gjuhën angleze dhe ka larguar menjëherë 4 libra akademikë serbë.

“Për herë të parë Serbia ballafaqohet me një mendim të një historiani shqiptar që i thyen ato kornizat e mendimit serbomadh. Ata reagojnë por këto janë fakte që ata i kanë falsifikuar dhe kanë frikë prej daljes së tyre në opinion. Ata frikëson pasi libri Kosova është përkthyer në anglisht. Me këtë libër përfundimisht fillon gara apo beteja me gënjeshtrat serbomadhe që kanë filluar me Grashanin dhe vazhdojnë ende e pas të cilave qëndron kisha ortodokse serbe”, tha ai.

Lexo Edhe:

“Kam dëgjuar edhe në arsyetime nda akademikë të Kosovës, ato janë gjëra joshkencore pasi këto nuk janë vetëm emisione. Historia serbe ka botuar në 100 vitet e fundit, krahas projekteve gjenocidale, 24 libra të cilat janë shitur edhe në SHBA. Kur është futur “Kosova” në treg, ajo është vënë përkrah këtyre librave. Këto janë argumente të vështira, por duhet të hyjmë në to. Duhet të kemi kompetenca shkencore dhe të mos frikësohemi. Ato që i ka bërë historigrafia serbomadhe, kemi jetuar shumë kohë me ato kuptimet sikur përshembull Bismarku nuk e ka ditur realitetin shqiptar. Futja e Kosovës si histori alternative ka bërë që të largohen katër libra akademikë serbë. Për shembull Novakoviqi që flet për historinë”, shtoi ai. /Gazeta Express/