Buxheti i 2021, sa para planifikon të shpenzojë qeveria për rindërtimin - Gazeta Express
string(70) "buxheti-i-2021-sa-para-planifikon-te-shpenzoje-qeveria-per-rindertimin"

Buxheti i 2021, sa para planifikon të shpenzojë qeveria për rindërtimin

Gazeta Express

24/10/2020 16:26

28 miliardë lekë ose rreth 218 milionë euro është fondi i parashikuar për përballimin e procesit të rindërtimi nga tërmeti i 26 nëntorit në buxhetin e vitin e ardhshëm. Krahas kësaj shume, financat kanë planifikuar edhe akordimin e një fondi shtesë prej 1.5 miliardë lekësh që do të shkojë për përballimin e bonusit të qirasë për familjet e mbetura të pastreha për shkak të tërmetit.

Sipas të dhënave të Financave, deri në shtator të këtij viti donacionet e arkëtuara në buxhetin e shtetit arrijnë në 2.4 miliardë lekë, teksa vlera e disbursuar për financimin e granteve të rikonstruksionit përllogaritet në 827.2 milionë lekë.

Lexo Edhe:

Janë në total 35 zona të reja zhvillimore ku pritet të akomodohen në banesa të reja kolektive apo individuale rreth 33 mijë qytetarë, të projektuara të funksionojnë jo vetëm për strehim, por edhe si një model zhvillimi urban, ekonomik e social në vend.

Në konferencën e donatorëve të mbajtur në Bruksel për grumbullimin e ndihmave për rikuperimin e pasojave të tërmetit u angazhuan në total 1.1 miliardë euro fonde, nga të cilat 295 milionë euro ishin grante dhe pjesa tjetër kredi.

Rindërtimi sipas raportit të fundit të Bankës Botërore shihet edhe si një ndër burimet kryesore ku do të mbështetet rritja ekonomike në 2021, që në vlerësimet e saj pritet të arrijë në 5%./tch