Butrintit i sëmuret një person i dashur në familje - Gazeta Express
string(50) "butrintit-i-semuret-nje-person-i-dashur-ne-familje"

Yjet

Gazeta Express

01/12/2021 20:27

Butrintit i sëmuret një person i dashur në familje

Yjet

Gazeta Express

01/12/2021 20:27

Këngëtari Butrint Imeri ka ndarë një foto nga spitali, ku siç duket është e shtruar nëna e tij. në një postim në Instastory Butrinti duket duke i mbajtur dorën nënës së tij.

Nuk dihet çfarë problem ka pasur nëna e këngëtarit, por ai i ka qëndruar pranë në këto momente të vështira.

Lexo Edhe:

Megjithatë duket se nuk është diçka serioze, pasi që Butrinti ka lajmëruar se së shpejti pritet ta lansojë edhe një projekt të ri muzikor.

Ai e ka bërë të ditur lajmin në një postim në Instastory, ku edhe pyet fansat nëse duan që kënga të jetë një bashkëpunim apo solo.

“Dhjetorin po e bëjmë verë, kuku çka po vjen”, ka shkruar Butrinti.

Ndërkohë, Butrinti po korr vetëm suksese me këngën “Kuku” që arriti brenda ditës 500 mijë streams në Spotify.