Butrint Imeri kërkon falje për mbi-reagimin në koncertin mbrëmë - Gazeta Express
string(63) "butrint-imeri-kerkon-falje-per-mbi-reagimin-ne-koncertin-mbreme"

Butrint Imeri kërkon falje për mbi-reagimin në koncertin mbrëmë

Yjet

Gazeta Express

27/07/2022 22:59

Këngëtari Butrint Imeri ka kërkuar falje pasi gjatë një koncerti në Pejë, të cilin ai e mbajti mbrëmë, kishte shpërthyer një rrahje.

Sipas asaj që kanë shkruar mediat, mbi 12 persona ishin përfshirë në një rrahje në një klub nate në Pejë ku këndonte Butrint Imeri.

Lexo Edhe:

Në këtë klub disa të rinj shihen duke hedhur shishe drejt njëri tjetrit.

“Mos këqyrni katunarët duke u kap në diskoteka. Bala ka edhe në diskoteka”, tha ai.

E për këtë gjë, Butrinti ka reaguar sot me një postim në Instagram.

“Po me vjen shumë keq për mbi reagimin që e kom bo me termin ‘katunar’ gjatë një rrahje që është bo sa jom kon tu përformu në një klub, por ka qenë momentale dhe jam shumë i frustrum me ato pamje që i kisha përball, sepse na dalim me u knaq e jo me pa përleshje e ku ta di unë…”, ka shkruar në këtë postim Imeri.

Butrinti ka treguar më tutje se i vjen keq shumë për këtë mbireagim pasi që edhe ai është bullizuar më parë sa ishte në mërgim për prejardhjen e tij.

“Unë vet jom ‘katunar’ me prejardhje, jom shaljan nga Mitrovica i lindur në Gjermani, kshti që ata që janë ndjeh të ofenduar, ju kërkoj shumë falje, sepse u kon moment moment që nuk kam ditë qysh me u shpreh aq shpejt kur i kom pa ato sjellje”, ka vazhduar tutje ai në reagimin e tij.

Krejt në fund ai ka pas edhe një përshëndetje simpatike për fansat e tij.

“Ju don katunari shaljan super krenar! Butrinti”. /GazetaExpress/