Busquets komenton rebelimin e Arthurit: U befasuam të gjithë - Gazeta Express
string(59) "busquets-komenton-rebelimin-e-arthurit-u-befasuam-te-gjithe"

Busquets komenton rebelimin e Arthurit: U befasuam të gjithë

Gazeta Express

07/08/2020 14:53

Sergio Busquets e ka komentuar situatën e komplikuar të Arthurit në Barcelonë, duke thënë se të gjithë në klub e befasuan kur braziliani nuk u kthye në skuadër në korrik, por se shpreson që e gjithë kjo situatë në Camp Nou do të zgjidhet.

Braziliani do t’i bashkohet Juventusit në fund të këtij sezoni, pasi u arrit marrëveshje për shkëmbimin e tij me Miralem Pjanicin. Megjithatë, kontrata e tij në Camp Nou vlen deri në fund të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve, që rinis në gusht, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Trajneri Quique Setien u dha lojtarëve të vet pak pushim pas përfundimit të sezonit në La Liga, të cilën Barcelona e mbylli në pozitën e dytë, dhe 23-vjeçari e shfrytëzoi këtë mundësi për t’u kthyer në vendlindje.

Ai pritej të kthehej në Barcelonë në korrik dhe ta bënte menjëherë një test për Covid-19, në mënyrë që t’i fillojë përgatitjet për ndeshjen kthyese të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve kundër Napolit, që zhvillohet të shtunën.

Megjithatë, Arthur refuzoi të kthehet në Camp Nou, veprim ky që e kishte lënë të befasuar Sergio Busquetsin.

“Ishte befasi për të gjithë që Arthur nuk u kthye. Situata e tij ka qenë e vështirë, por të vetmit që e dinë saktësisht çfarë ndodhi janë lojtarët dhe klubi”, ka thënë Busquets.

“Ne i dimë disa nga lajmet që kanë dalë në media, që ai u largua dhe se tani do të kthehet, por ne jemi anash dhe thjesht shpresojmë që do të arrihet një marrëveshje që është në të mirën e të gjithëve”.

“Ne do të përqendrohemi te ndeshja kundër Napolit”.

Barcelona e ka paralajmëruar Arthurin se ai po e shkel kontratën mes tyre dhe do të përballet me ndëshkim për një veprim të tillë, megjithatë ai s’e ka në mendje të kthehet, pavarësisht se sa mund ta gjobitë klubi.

Arthuri u transferua në Camp Nou nga Gremio për 40 milionë euro në vitin 2018. Ai i ka bërë gjithsej 72 paraqitje në të gjitha garat, 28 prej të cilave erdhën gjatë këtij sezoni. /Gazeta Express/