Bushi vazhdon me Kombëtaren U21 deri më 2026 - Gazeta Express
string(44) "bushi-vazhdon-me-kombetaren-u21-deri-me-2026"

Futboll

Gazeta Express

10/01/2025 10:52

Bushi vazhdon me Kombëtaren U21 deri më 2026

Futboll

Gazeta Express

10/01/2025 10:52

Federata e Futbollit ka rinovuar kontratën me trajnerin e Kombëtares U-21, Alban Bushi. Marrëveshja e re do të jetë e vlefshme deri në fund të vitit 2026.

Alban Bushi, i cili drejton Kombëtaren U-21 që prej vitit 2016, ka udhëhequr ekipin në disa edicione kualifikuese për Kampionatet Europiane.

Ai dhe stafi i tij do të vijojnë përgatitjet për ndeshjet e ardhshme kualifikuese, me qëllim arritjen e rezultateve sa më pozitive.

Kombëtarja U-21 vazhdon të shërbejë si një hapësirë e rëndësishme për zhvillimin e talenteve të rinj dhe për përgatitjen e tyre për ekipin e parë Kombëtar.

Rinovimi i kontratës me trajnerin Alban Bushi synon të sigurojë vazhdimësinë e këtij procesi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement