Burri zbulon tunele nëntokësore dhe dhoma të fshehta që u përdoren nga shërbëtorët në shtëpinë e familjes së tij - Gazeta Express
string(112) "burri-zbulon-tunele-nentokesore-dhe-dhoma-te-fshehta-qe-u-perdoren-nga-sherbetoret-ne-shtepine-e-familjes-se-tij"

Lajme

Gazeta Express

15/09/2021 10:57

Burri zbulon tunele nëntokësore dhe dhoma të fshehta që u përdoren nga shërbëtorët në shtëpinë e familjes së tij

Lajme

Gazeta Express

15/09/2021 10:57

Një burrë ka zbuluar dhjetëra tunele nëntokësore të fshehura nën dhoma, që besohet të jenë përdorur në mënyrë të fshehtë nga shërbëtorët në vitin 1800.

Freddy Goodall nga Sussexi i Anglisë që punon në restaurimin e pronave, po shikonte fotografitë e vjetra të shtëpisë së tij 500-vjeçare në të cilën kishin jetuar të parët e tij, transmeton Telegrafi.

Lexo Edhe:

Ai vërejti një derë të fshehtë në librari, e cila ishte shtuar në shekullin e 19-të, por që tani kjo derë  nuk ekziston më.

“Kërkoja për të dhe nuk munda të vërej asgjë në fillim, më vonë e kuptova se ishte fshehur pas rafteve të librave. Pas një libri gjeta një vrimë që kur shikoje brenda ngjanë me një dhomë të fshehtë”, ka thënë 23-vjeçari.

Në një video në TikTok që tashmë ka marrë mbi 4.5 milionë shikime, Freddy shihet duke pastruar raftet e librave dhe duke larguar një panel të drurit prapa të cilës fshiheshin tunelet nëntokësore.

Ai gjithashtu gjeti shkallës që çonin në katin e dytë të shtëpisë, dhe që rrugës hasi edhe në dy dhoma të fshehta që ishin përdorur nga shërbëtorët 500 vite më parë në shtëpinë e familjes së tij.