string(76) "burri-shqiptar-drejtonte-makinen-i-dehur-humb-jeten-gruaja-shtatzene-ne-shba"

Shqiperi

Gazeta Express

30/01/2023 11:22

Burri shqiptar drejtonte makinën i dehur, humb jetën gruaja shtatzënë në SHBA

Shqiperi

Gazeta Express

30/01/2023 11:22

Një aksident i rëndë në New York i mori jetën një 23-vjeçareje shtatzënë, me origjinë nga Shqipëria, e identifikuar si Adriana Sylmetaj.

E reja shtatzënë ka qenë duke udhëtuar në automjet me bashkëshortin e saj, Adem Nikeziç në gjendje të dehur.

Si pasojë e shpejtësisë jashtë normave të lejuara, humbi jetën bashkëshortja, Adriana Sylmetaj, e cila priste të lindte një vajzë në prill. Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 4:45 të mëngjesit të së shtunës. Sipas njoftimeve të mediave të huaja, bashkëshortja e tij ka dalë jashtë makinës dhe është përplasur më një mur, ndërsa makina është ndarë në tre pjesë duke lënë të plagosur 30-vjeçarin Adem Nikeziç.

Një zëdhënës i Departamentit të Policisë së Nju Jorkut tha se i riu akuzohet  për vrasje nga pakujdesia dhe drejtim i mjetit në gjendje të dehur. Bashkëshorti i saj,  dërgua në Spitalin North University Staten Island pas aksidentit, ndërsa oficerët e policisë zbuluan se ai ishte nën ndikimin e alkoolit. Sipas një regjistri çifti shqiptar ishte në pritje të lindjes së një vajze më 12 prill.

aaaaa