Një burrë i cili vdiq pasi është thithur nga aparati MRI në Nju Jork, pati një zinxhir të rëndë rreth qafës, tha gruaja e tij.
Keith McAllister, 61-vjeç, hyri në klinikën Nassau Open MRI ndërsa po bëhej skanimi i gjurit të gruas së tij. Forca e fortë magnetike e aparatit e tërhoqi atë brenda nga zinxhiri metalik 9 kilogram rreth qafës së tij, sipas policisë së Qarkut Nassau.
Gruaja e tij, Adrienne Jones McAllister, tha se e kishte thirrur burrin e saj që ta ndihmonte të zbriste nga tavolina.
“Bërtita emrin e Keith “eja më ndihmo të ngrihem”, tha ajo në një intervistë së fundmi.
Ajo tha se burri i saj hyri në sallë duke mbajtur zinxhirin, të cilin ai e përdorte për stërvitje me pesha.
“E pashë aparatin ta rrëmbente dhe ta tërhiqte. Ai vdiq, humbi”, u shpreh ajo me lot në sy.
MRI do të thotë Imazhe me Rezonancë Magnetike. Makineritë përdorin fusha të forta magnetike dhe valë radio për të krijuar imazhe të detajuara të brendësisë së trupit.
Për shkak të fushave magnetike, “forca shumë të fuqishme” ushtrohen mbi objekte të bëra prej hekuri, disa çelikësh dhe materiale të tjera magnetike, thotë Instituti Kombëtar i Imazheve Biomjekësore dhe Bioinxhinierisë.