string(48) "burri-nga-gostivari-vdes-pas-pickimit-nga-bletet"

Lajme

Gazeta Express

09/06/2025 14:06

Burri nga Gostivari vdes pas pickimit nga bletët

Lajme

Gazeta Express

09/06/2025 14:06

Një burrë në Gostivar, raportohet se ka vdekur pasi është pickuar nga bleta.  

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, rreth orës 21:11, në Sektorin për Punë të Brendshme në Gostivar është raportuar nga Qendra Mjekësore e Gostivarit se te ta ishte sjellë për ndihmë mjekësore R.K. (43) nga fshati Kalishtë, komuna e Gostivarit, i cili ka ndërruar jetë gjatë intervenimit mjekësor.

“Sipas raportit, ai ishte pickuar nga bletët dhe ka ndërruar jetë si pasojë e një reaksioni alergjik. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për autopsi”, thonë nga MPB./TV21