string(88) "burri-me-30-kilograme-tumore-nuk-ka-para-per-ti-hequr-ato-ska-shkuar-te-mjeku-qe-10-vjet"

Gazeta Express

07/06/2020 13:42

Burri me 30 kilogramë tumore nuk ka para për t’i hequr ato, s’ka shkuar te mjeku qe 10 vjet

Gazeta Express

07/06/2020 13:42

Një burrë nga Indonezia, i cili po jeton me tumore të ndryshme në trup, nuk ka mundësi financiare për t’i hequr ato.

Andriadi Putra, 34-vjeçar, është lindur me Neurofibromatosis, çrregullim i rrallë gjenetik që bën që tumoret të rriten në inde të nervave, shkruan “Metro UK”, transmeton Gazeta Express.

Andriadi e ka të vështirë të ecë dhe ndien dhimbje çdo ditë. Tumoret kanë vazhduar t’i rriten gjatë dy vjetëve të kaluar dhe tumori më i madh i është rritur në fytyrë.

Megjithatë, ai dhe familja e tij nuk kanë mjete financiare për ta paguar trajtimin e nevojshëm mjekësor. Kjo gjendje ia ka pamundësuar punën dhe aktivitetet e tjera të përditshme.

Ai thotë se po përpiqet të qëndrojë me disponim pozitiv dhe po e vlerëson këtë si sprovë nga Zoti.

“Është vështirë të ec dhe tumori është bërë shumë më i madh. Më ka bërë të frikësuar. Para dhjetë vjetëve, një mjek e kontrolloi gjendjen time dhe tha se për këtë lloj operacioni nevojiten shumë donacione gjaku, prandaj ndërhyrja do të jetë e shtrenjtë”, tha Andriadi.

“Shpesh kam shkurtim të frymëmarrjes dhe më është bërë e vështirë ta kryej çfarëdo aktiviteti apo të dal jashtë. Edhe shkuarja nga dhoma e gjumit në banjë është e vështirë”, shtoi ai.

aaaaa