Burri ia dhuron veshkën, i propozon martesë por ajo e refuzon - Gazeta Express
string(60) "burri-ia-dhuron-veshken-i-propozon-martese-por-ajo-e-refuzon"

Burri ia dhuron veshkën, i propozon martesë por ajo e refuzon

Gazeta Express

23/02/2020 17:17

Një burrë nga Londra e Jugut i dhuroi veshkën dashurisë së jetës së tij, vetëm që t’i refuzohej nga e dashura e tij më vonë për propozim për martesë.

Sipas tabloidit Vibe, Simon Louis dhe Mary Emmanuelle u takuan për herë të parë gjatë viteve të 90’ta në një klub në Londër.

Lexo Edhe:

Çifti kishin qenë bashkë për tetë vite, ku në baza besimi, Louis kishte dhuruar një nga veshkat e tij Emanuelle, pas dështimit të veshkës së kësaj të fundit.

“Mendoj se do të dëmtonte lidhjen tonë të veçantë martesa, si dhe ende nuk jam plotësisht e rikuperuar”, potencoi Emannuelle, duke u arsyetuar në lidhje me refuzimin e propozimit.

Megjithë kundërshtimin, Louis tha se nuk pendohet për asgjë që bëri për Emmanuelle-n.