Burri i dehur e sulmon gruan që kishte urdhër mbrojtës, ajo shpëton duke u futur në shtëpinë e djalit - Gazeta Express
string(100) "burri-i-dehur-e-sulmon-gruan-qe-kishte-urdher-mbrojtes-ajo-shpeton-duke-u-futur-ne-shtepine-e-djalit"

Lajme

Gazeta Express

22/11/2025 9:08

Burri i dehur e sulmon gruan që kishte urdhër mbrojtës, ajo shpëton duke u futur në shtëpinë e djalit

Lajme

Gazeta Express

22/11/2025 9:08

Një burrë është dërguar në mbajtje pasi në gjendje të dehur dyshohet se kishte shkuar në shtëpi dhe ka sulmuar fizikisht dhe ka kanosur bashkëshorten e tij, e cila kishte urdhër mbrojtës.

Ai kishte thyer e dëmtuar edhe gjësende të ndryshme në shtëpi dhe po ashtu e kishte thyer edhe telefonin e tij edhe të gruas së tij.

Policia tha se viktima ka arritur t’i shmanget rrezikut duke u futur në shtëpinë e djalit të saj

“Rahovec 21.11.2025 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti në gjendje të dehur, dyshohet se kishte dëmtuar-thyer disa gjësende në shtëpi, kishte thyer telefonin e tij dhe të viktimës -bashkëshortes së tij, e cila kishte urdhër mbrojtës. I dyshuari, po ashtu dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht dhe e ka kanosur viktimën, ndërsa viktima ka arritur t’i shmanget rrezikut duke u futur në shtëpinë e djalit të saj. Palëve (viktimës dhe të dyshuarit) u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”.