Burri i Balinës është analisti i njohur që e shihni në çdo emision - Gazeta Express
string(66) "burri-i-balines-eshte-analisti-i-njohur-qe-e-shihni-ne-cdo-emision"

Rozë

Gazeta Express

17/11/2021 21:19

Burri i Balinës është analisti i njohur që e shihni në çdo emision

Rozë

Gazeta Express

17/11/2021 21:19

Pas një periudhe të gjatë shkëputje nga ekrani, Balina Bodinaku është rikthyer dhe madje dy herë në javë, si opinioniste në “Big Brother VIP”.

Por a e dini kush është partneri i saj?

Partneri i saj është analisti shumë i njohur Andi Bushati. Të dy figura shumë të njohura të ekranit shqiptarë, por shumë heremetik për jetën private, saqë një pjesë e mirë e publikut nuk janë në djeni për marrëdhënien e tyre.

E dinit këtë? Burri i Balina Bodinakut është analisti i

Para disa vitesh Balina ka folur për herë të parë për Andi Bushatin në një emision ku ka zbuluar historinë e njohjes së ty.

“Nisi si një shaka, një tallje. Ishte vera e 2008-ës. Më vjen një mesazh në telefon, ndërsa nxitoja për të hyrë në kinema, për të parë një film me shoqërinë. Shkruhej: ‘Ky është fustani që bleve sot?’. Nuk e njihja numrin dhe sigurisht nuk u përgjigja. Unë vërtet kisha hyrë në një dyqan, edhe pse nuk kisha blerë asgjë.”

E dinit këtë? Burri i Balina Bodinakut është analisti i

“Të nesërmen, bie telefoni, ishte po ai numër. Sapo e hapa, më tha: “Ke apo s’ke gjak? Si nuk kthen një përgjigje mesazhit, apo të bëhesh kurioze se i kujt ishte numri…”

Balina e kishte kuptuar se bëhej fjalë për “Bushatin” siç e thërriste, dhe ndonëse ai i kishte thënë se ishte thjesht një shaka, i kishte bërë përshtypje që ajo vërtet nuk i kishte kthyer asnjë përgjigje.

Pasi kishin nisur të bisedonin, Balina i ishte betuar se një ditë do t’ia kthente shakanë. Pasi kjo gjë u harrua, pas dy vitesh ajo vërtet ia ktheu. Pas një periudhe shkëputjeje nga televizioni Klan, Balina e kishte parë rastësisht Andin të ftuar në “Opinion”, dhe nuk e dinte që ai ishte kthyer në këtë emision. Kështu, mendoi t’ia kthente shakanë aty për aty.

E dinit këtë? Burri i Balina Bodinakut është analisti i

“Marr telefonin e bankës, që nuk e kishte dhe i shkruaj:

“Klani nuk të shkon, por duket shumë më mirë me ty.”

Sepse doja që të kuriozohej aq sa u kuriozova unë. Nuk m’u përgjigj atë ditë”.

E dinit këtë? Burri i Balina Bodinakut është analisti i

Dhe gjejeni pak? Pas disa ditësh i telefonon dhe ajo i thotë të njëjtën gjë që ai i kish thënë para dy vitesh: “Po ti more, ke gjak apo s’ke gjak?”.

E dinit këtë? Burri i Balina Bodinakut është analisti i

Pas këtyre dy shakave, ata e patën më të thjeshtë të afroheshin me njëri-tjetrin.