Burri braktis atë dhe djalin e sëmurë! Rrëfimi prekës i 35-vjeçares përlot Mirela Milorin - Gazeta Express
string(88) "burri-braktis-ate-dhe-djalin-e-semure-rrefimi-prekes-i-35-vjecares-perlot-mirela-milorin"

Gazeta Express

12/02/2020 16:29

Burri braktis atë dhe djalin e sëmurë! Rrëfimi prekës i 35-vjeçares përlot Mirela Milorin

Gazeta Express

12/02/2020 16:29

Emisioni “Historia ime”, solli ditën e sotme historinë e një gruaje 35-vjeçare nga Tepelena. Suzana tregoi se kur djali ishte 2 muajsh, u diagnostikua me paralizë cerebrale. Sapo mësoi këtë burri vendosi të divorcohej dhe e braktisi bashkëshorten me djalin. 35-vjeçarja tregoi në studio vështirësitë për rritjen e djalit të saj të sëmurë dhe rrëfimi i saj ka emocionuar edhe drejtuesen e emisionit, Mirela Milori e cila nuk i ka mbajtur dot lotët.

Mirela Milori: Si është dita jote?

Suzana: E lodhshme punoj në rrobaqepsi, 8 orë janë oraret bazë, punoj dhe me orë shtesë.

Mirela Milori: Që të paguhesh më shumë?

Suzana: Po, që të arrij të marr diçka më shumë. Shkoj në shtëpi merrem me çunin. Më pret duke qeshur sa më dëgjon zërin. Se kur i flet arrin të kuptojë, kur je e mërzitur, ai i mërzitur, kur i qesh fillon qesh dhe ai. Natën pastaj prapë rri me të, sidomos fillimet kanë qenë dhe natë dhe ditë i rrija pranë, se nuk e zinte gjumi nga krizat. Tani kanë rënë, por prapë ka ato shqetësimet e veta.

Mirela Milori: Ti je shumë e re, ke menduar të kesh një martesë tjetër si e sheh?

Suzana: Kam patur shumë frikë për një lidhje tjetër.

Mirela Milori: Po pse?

Suzana: Jam lidhur shumë pas djalit.

Mirela Milori: Ndoshta një lidhje që të ndihmojë dhe ty dhe djalin?

Suzana: Se kam menduar, kam patur kërkesa, por s’kam pranuar!

Mirela Milori: Do ta vazhdoj rrëfimin natyrisht me Suzanën, por të marrim pak veten se na emocionove!

Advertisement
Advertisement
Advertisement