Burri bllokohet brenda topit otoman në Stamboll teksa pozonte për foto - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

23/09/2021 7:47

Burri bllokohet brenda topit otoman në Stamboll teksa pozonte për foto

Lajme

Gazeta Express

23/09/2021 7:47

Një burrë është shpëtuar nga zjarrfikësit pasi mbeti i bllokuar brenda grykës së një topi të epokës otomane, teksa pozonte për foto në Turqi.

Burri i identifikuar vetëm me inicialet T K, kishte hyrë brenda grykës së topit në sheshin Barbaros në zonën Besiktas të qytetit historik.

Lexo Edhe:

Pasi hyri me zvarritje brenda grykës së metaltë, burri mbeti i bllokuar dhe nuk arrinte me të dilte.

Miqtë e tij dhe kalimtarët u bashkuan për ta ndihmuar por nuk mund ta nxirrnin.

Prandaj ata lajmëruan zjarrfikësit e Besiktas që arritën ta nxirrnin burrin duke përdorur vaj brenda grykës së artileerisë, për të eliminuar fërkimin e lehtësuar rrëshkitjen.

Pas çlirimit nga topi, burri rezultonte në gjendje të mirë shëndetësore.

Na pamjet e publikuara shihet burri që kishte vetëm kokën e tij jashtë grykës, teksa zjarrfikësit tentonin të tërhiqnin dhe trupin e tij.

Pas shpetimit me vajosje ne mes te sheshit turistik, vizitori u zotua te mos perfshihej me ne aventura per kujtimet e tij fotografike.