Burrë e grua, Albulena e Albani, paralajmërojnë pasoja të rënda “nëse Gjykata vendos ndryshe” - Gazeta Express
string(90) "burre-e-grua-albulena-e-albani-paralajmerojne-pasoja-te-renda-nese-gjykata-vendose-ndryshe"

Burrë e grua, Albulena e Albani, paralajmërojnë pasoja të rënda “nëse Gjykata vendos ndryshe”

Gazeta Express

22/05/2020 11:53

Alban Krasniqi nga Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar revoltë masive qytetare në rast se Gjykata Kushtetuese nuk vendos në favor të tyre lidhur me dekretin, raporton Gazeta Express.

Krasniqi në një shkrim të bërë në Facebook ka kërkuar zgjedhje të reja, duke shkruar se kushdo që kërkon të shpëtojë presidentin e vendit e LDK-në duke futur duart në Kushtetutë do të përballet me revoltë masive qytetare.

Lexo Edhe:

“Kushdo që tenton ta shpëtojë Hashimin dhe Isën duke i fut duart në kushtetutë le ta dinë që ka me u përballë revoltë masive qytetare. ZGJEDHJE PO – VJEDHJE JO”, ka shkruar ai.

Për vendimin që pritet të marrë Kushtetuesja, Krasniqi ka reaguar edhe sot gjatë ditës. Ai ka thënë se presidenti nuk do t’ia hedhë paq, duke thënë se po luan një lojë të rrezikshme.

Sipas anëtarit të LVV-së, presidenti do të bjerë në gropën që është duke e hapur vetë.

“Askush nuk është i paprekshëm kur i shërben krimit politik duke cenuar rëndë demokracinë. Nuk do ndalemi! Deri në çkapjen e shtetit! Deri në bërjen e republikës”, ka thënë ai.

Në të njejtën frymë me Krasniqin ka shkruar sot edhe ministrja në Detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Sipas zyrtares së lartë të LVV-së, qytetarët kanë të drejtë të zemërohen, teksa ka përmendur edhe lajmet për vendimin që mund të marrë Kushtetuesja e raportimet në disa media.

“Si ka mundësi të dihet aktgjykimi e mënyra e votimit, pa u bërë publik ende nga Gjykata?! Nëse është kështu, atëherë kjo nuk është pavarësi e Gjykatës. Vendimi i tillë është arnim i aktgjykimit për interesa të Thaçit dhe atyre që kanë humbur zgjedhjet dhe janë braktisur nga populli. Gjykata në mandat të saj, ka vetëm interpretimin e Kushtetutës dhe jo amendamentimin e saj. Amendamente kushtetuese mund të propozojnë vetëm Qeveria, Presidenti dhe 1/4 e deputetëve por pastaj ato duhet të votohen nga Kuvendi. Sipas Kushtetutës, nuk ka afat për mandatarin. Gjykata nuk mund të caktojë afat. Kjo do ta shkatërronte rendin kushtetues dhe demokracinë”, ka thënë Haxhiu duke shtuar se kjo do ta përmbysë vullnetin e popullit. /Express/