“Burrave bac, grave inxhe”, Zana Avdiu thotë se ata që janë në krye të shtetit sillen si pjestarë të fisit - Gazeta Express
string(102) "burrave-bac-grave-inxhe-zana-avdiu-thote-se-ata-qe-jane-ne-krye-te-shtetit-sillen-si-pjestare-te-fisit"

Lajme

Gazeta Express

20/08/2025 21:41

“Burrave bac, grave inxhe”, Zana Avdiu thotë se ata që janë në krye të shtetit sillen si pjestarë të fisit

Lajme

Gazeta Express

20/08/2025 21:41

Analistja Zana Avdiu, kritikoi deputetët e Kuvendit të Kosovës për mënyrën se si iu drejtohen kolegëve të tyre.

Avdiu tha se deputetit Avni Dehari i referohen si “baci Avni”, duke shtuar se në kuvend ka “mendësi të fisit”.

“Kemi shtet të organizuar por mendësinë e kemi në fise dhe kjo fatkeqësisht është shumë e theksuar edhe në Kuvend. Në Kuvendin e Kosovës njëri-tjetrit i drejtohen me bac, në vend se t’i drejtohen me zotëri. Baci Avni Dehari, ose baci tjetër. Nuk e di pse nuk i drejtohen edhe grave me inxhe për me dal më interesant, ose me motër”, tha Avdiu në Pressing.