Burrat rusë ikin nga vendi, dalin pamjet e kolonave të gjata në kufij - Gazeta Express
string(68) "burrat-ruse-ikin-nga-vendi-dalin-pamjet-e-kolonave-te-gjata-ne-kufij"

Lajme

Gazeta Express

23/09/2022 7:56

Burrat rusë ikin nga vendi, dalin pamjet e kolonave të gjata në kufij

Lajme

Gazeta Express

23/09/2022 7:56

Burrat rusë po përpiqen të largohen nga vendi për të shmangur thirrjen e mundshme ushtarake për luftë në Ukrainë.

Radhët janë krijuar në pikat kufitare që kur presidenti rus Vladimir Putin njoftoi për një mobilizim të pjesshëm ushtarak të mërkurën, ku mund të thirren 300,000 njerëz për të luftuar.

Lexo Edhe:

Kremlini thotë se raportet për arratisjen e burrave në moshë luftimi janë të ekzagjeruara.

Por në kufirin me Gjeorgjinë, janë krijuar radhë të gjata me kilometra automjetesh duke përfshirë burrat që përpiqen t’i shpëtojnë luftës.

Disa nga ata që shkojnë në vendin fqinj kanë përdorur biçikleta për të anashkaluar linjat e makinave dhe për të shmangur ndalimin e kalimit në këmbë.

Një nga këta burra, i cili nuk donte të emërohej, i tha BBC-së se ai kishte pritur që nga ora 09:00 me orën lokale të enjten dhe arriti të kalonte vonë atë mbrëmje, shkruan Gazeta Express.

Një tjetër burrë raportoi një pritje 12-orëshe, duke përmendur mobilizimin e pjesshëm si arsye për t’u larguar nga Rusia për të vazhduar studimet.

Videon mund ta shihni këtu