“Burrat kundër djemve” – Keane me kritika të ashpra për Tottenhamin dhe Kane pas humbjes ndaj Chelseat - Gazeta Express

“Burrat kundër djemve” – Keane me kritika të ashpra për Tottenhamin dhe Kane pas humbjes ndaj Chelseat

Futboll

Gazeta Express

20/09/2021 8:58

Legjenda e Manchester Unitedit, Roy Keane, e ka kritikuar ashpër Tottenhamin për, siç tha, mungesë të dëshirës në humbjen e thellë 3:0 kundër Chelseat në shtëpi të dielën.

Thiago Silva, N’golo Kante dhe Antonio Rudiger shënuan nga një herë në pjesën e dytë në Tottenham Hotspur Stadium për t’ia siguruar Chelseat fitoren e katërt në pesë ndeshje e para në Premierligë, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Chelsea e mbizotëroi plotësisht rivalin e vet londinez, megjithëse iu desh kohë për ta thyer akullin dhe për ta arritur fitoren e lehtë në fund.

Keane mbeti i tronditur nga paraqitja e Tottenhamit në pjesën e dytë, duke e quajtur ndeshjen “burrave kundër djemve”.

Ish-ylli i Republikës së Irlandës e kritikoi edhe kapitenin Harry Kane, veçanërisht për gjuhën e tij trupore.

“Burrat kundër djemve, nuk mund ta besoj sa të dobët ishin Spurs”, tha Kane për Sky Sports.

“Ndodh kur nuk është dita juaj dhe humb ndaj një ekipi cilësor, por mungesa e dëshirës, posaçërisht në pjesën e dytë dhe golat e fundit. Ndeshja zgjat 90 minuta dhe ideja se ekipi ka luajtur mirë për 45 minutat e parë, nuk ka fare rëndësi”, shtoi ai.

“U zemërova duke e shikuar Tottenhamin sot. Sa i përket dëshirës për ta fituar një ndeshje futbolli, lojtarët e Tottenhamit nuk i kryenin sot as detyrat themelore të një ndeshje futbolli. Përfshirë Kane, gjuha e tij trupore dhe paraqitja sot, o Zot!” /Gazeta Express/