Burrat kanë më shumë gjasa të vdesin nga koronavirusi dhe kjo për shkak të gjakut të tyre - Gazeta Express
string(89) "burrat-kane-me-shume-gjasa-te-vdesin-nga-koronavirusi-dhe-kjo-per-shkak-te-gjakut-te-tyre"

Gazeta Express

12/05/2020 8:30

Burrat kanë më shumë gjasa të vdesin nga koronavirusi dhe kjo për shkak të gjakut të tyre

Gazeta Express

12/05/2020 8:30

Rezultatet e një studimi kanë treguar që burrat kanë një përqendrim më të lartë të ACE2 në gjakun e tyre sesa gratë.

Studimi i botuar në European Heart Journal, zbuloi gjithashtu se ilaçet e përshkruara gjerësisht të quajtura ACE nuk çuan në përqendrime më të larta ACE2 dhe prandaj nuk duhe të rrisin rrezikun Covid-19 për njerëzit që i marrin ato.

Lexo Edhe:

Frenuesit e ACE dhe ARBs janë të përshkruara gjerësisht te pacientët me insuficiencë kongresive të zemrës, diabetit ose sëmundjeve të veshkave.

Deri tani, virusi ka infektuar më shumë se katër milion njerëz në të gjithë botën dhe ka vrarë pothuajse 277.000.

Numrat e vdekjeve dhe infeksionit tregojnë që burrat kanë më shumë të ngjarë se gratë të kontraktojnë sëmundjen dhe të pësojnë komplikime të rënda ose kritike.

ACE2 është një receptor në sipërfaqen e qelizave i cili lidhet me koronavirusin dhe lejon që ajo të hyjë dhe infektojë qelizat.

ACE2 është gjetur në zemër, veshka, në indet që rreshtojnë enët e gjakut dhe në nivele veçanërisht të larta në testikuj.

Ata thanë se prania e tij në testikuj mund të shpjegojë pjesërisht përqendrimet më të larta të ACE2 tek burrat dhe pse burrat janë më të prekur nga Covid-19.

Ndërsa për gratë, sasi shumë të vogla të enzimës gjenden në indet vezore.