Burnley merr lajme pozitive: Armando Broja pritet të jetë gati ndaj Chelseat - Gazeta Express
string(75) "burnley-merr-lajme-pozitive-armando-broja-pritet-te-jete-gati-ndaj-chelseat"

Sport

Gazeta Express

20/11/2025 22:26

Burnley merr lajme pozitive: Armando Broja pritet të jetë gati ndaj Chelseat

Sport

Gazeta Express

20/11/2025 22:26

Trajneri i Burnleyt, Scott Parker, ka folur para ndeshjes së së shtunës në Premier League kundër Chelseat në “Turf Moor”, duke dhënë një përditësim të rëndësishëm për gjendjen e sulmuesit shqiptar Armando Broja.

Broja u largua me barelë gjatë ndeshjes së Shqipërisë kundër Anglisë të dielën, duke shkaktuar shqetësim te klubi anglez, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë, Parker konfirmoi se situata duket shumë më pozitive se sa ishte menduar fillimisht.

“Shpresoj që Armando të jetë i gatshëm për fundjavën. Gjithçka që kemi marrë si përgjigje është shumë pozitive. Ka qenë në stërvitjedje dhe sot – do të shohim si do të jenë gjërat nesër. Por për momentin, duket shumë mirë. Jam i kënaqur që s’është asgjë serioze”, u shpreh Parker.

Burnley pret Chelsean në një ndeshje të rëndësishme për pikë, ndërsa rikthimi i mundshëm i Brojës do të ishte një shtysë e madhe për skuadrën e Parkerit./GazetaExpress/