Burki në vend të Kepas në Chelsea - Gazeta Express
string(33) "burki-ne-vend-te-kepas-ne-chelsea"

Burki në vend të Kepas në Chelsea

Gazeta Express

28/05/2020 8:58

Duket se Kepa Arrizabalaga do të largohet nga Chelsea këtë verë, pasi klubi londinez e ka gjetur tashmë një portier të ri në vend të tij.

Chelsea e sheh Roman Burkin si zëvendësues ideal për Kepan dhe pritet të bëjë ofertë për të sapo të hapet afati kalimtar i verës, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Të kaltrit janë të gatshëm t’i ofrojnë rreth 20 milionë euro për portierin e Borussia Dortmundit.

Kepa nuk kaloi momente të mira nën udhëheqjen e trajnerit Frank Lampard këtë sezon prandaj e ardhja e tij duket larg Stamford Bridge.

Burki, ndërkohë, ka kontratë me Dortmundin vetëm edhe një vjet, prandaj Chelsea shpreson se do të mundë të blejë atë për një çmim të lirë. /Gazeta Express/