Analisti Burim Ramadani ka publikuar një sekuencë të një debati që e kishte pasur me Vigan Qorrollin sa ishte zv/ministër i Mbrojtjes.
“E paska thënë edhe këtë: VIGAN QORROLLI: Keni dështuar katërcipërisht të merrni votën e Listës Serbe për Ushtri. Uou! Po, Vigan, patëm dështuar! Nuk na la Serbia dhe Rusia përmes Listës Serbe! Por, nuk dështuam ta bëjmë Ushtrinë përmes Ligjeve! Hiq pa e ndrruar fare Kushtetutën. E ti insistoje që pa ndryshim të Kushtetutës s’ka Ushtri!”
Ramadani ka thënë se “i paska ikur ky margaritar”.
“Urime Ushtrinë, përkundër dështimit tonë (të përbashkët) për të marrë votën e Listës Serbe për Ushtrinë!”
Në këtë video Qorrolli thotë: “Keni dështuar katërcipërisht me ndërtu konsensusin politik për me marr bekimin dhe votën e partnereve të cilët po funksionin në sinkron shumë mirë për gjëra tjera me Listën Serbe”.