Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka thënë se s’ka veprime shtetërore për t’u hequr telashet qytetarëve, porse, për vite dëgjohet vetëm propagandë.
Ramadani ka thënë edhe se, ka shumë varfëri në vend e pa zhvillim ekonomik, dhe se, rinia po e braktis Kosovën.
Postimi:
Për ta siguruar shtetin duhet ta ndrrojmë pushtetin!
Mjaft është mjaft. Janë bërë vite që veç propagandë dëgjojmë, por assesi veprime shtetërore për t’u hequr telashet e popullit e shtetit.
Jemi pa zhvillim në ekonomi e me shumë varfëri. Rinia po braktis Kosovën pa shpresë.
E këta merren me kush-kujt po i bën intriga.
#krahteje #aak129 #burimramadani11