Burim Ramadani: KFOR'i nuk e ka lejuar të hënën ministrin Elbert Krasniqi të hyjë në objektin e komunës së Zveçanit - Gazeta Express
string(113) "burim-ramadani-kfori-nuk-e-ka-lejuar-te-henen-ministrin-elbert-krasniqi-te-hyje-ne-objektin-e-komunes-se-zvecanit"

Lajme

Gazeta Express

01/02/2024 11:17

Burim Ramadani: KFOR’i nuk e ka lejuar të hënën ministrin Elbert Krasniqi të hyjë në objektin e komunës së Zveçanit

Lajme

Gazeta Express

01/02/2024 11:17

Ish shefi i AKI’së, Burim Ramadani, ka thënë se KFOR’i të hënën nuk e ka lejuar ministrin Elbert Krasniqi të hyjë në objektin e komunës së Zveçanit, për ta takuar kryetarin Ilir Peci.

“KFOR-i nuk lejoi ministrin Elbert Krasniqi të hyjë në objektin e Komunës së Zveçanit. Ngjarja ka ndodhur këtë të hënë, më 29 janar 2024, në orët e pasdrekës derisa Ministri i Qeverisë së Kosovës shkoi për ta takuar Kryetarin e Komunës së Zveçanit”, ka shkruar Ramadani.

Lexo Edhe:

Ai tha se ky është indikacion shqetësues për fazën se si KFOR duket që ka vendosur të ushtrojë kompetencat e veta.

“KFOR-i ktheu mbrapsht ministrin Elbert Krasniqi nga komuna e Zveçanit, duke dhënë kështu një indikacion, për mua, shqetësues për fazën se si KFOR duket që ka vendosur të ushtrojë kompetencat e veta.”

Ramadani, në një postim në Facebook, ka shkruar se KFOR nuk ka pasur të drejtë t’ia ndalojë hyrjen ministrit Krasniqi, derisa ka shtuar se kjo “është një dëshmi fort e keqe për nivelin e raporteve midis Qeverisë së Kosovës dhe prezencën ndërkombëtare ushtarake”.

“Në fakt, KFOR-i nuk ka pasur të drejtë t’i ndalojë hyrjen Ministrit Krasniqi, ndërsa kjo është një dëshmi fort e keqe për nivelin e raporteve midis Qeverisë së Kosovës dhe prezencën ndërkombëtare ushtarake.”

Lidhur me këtë çështje, Gazeta Express është në pritje të përgjigjeve nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe KFOR’i.