Burim Ramadani: Dihet kush janë ata që për motive politike e fyen, sulmuan e poshtëruan Policinë e Kosovës - Gazeta Express
string(104) "burim-ramadani-dihet-kush-jane-ata-qe-per-motive-politike-e-fyen-sulmuan-e-poshteruan-policine-e-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

12/07/2025 16:03

Burim Ramadani: Dihet kush janë ata që për motive politike e fyen, sulmuan e poshtëruan Policinë e Kosovës

Lajme

Gazeta Express

12/07/2025 16:03

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka kujtuar fushatën e vitit 2007 për promovimin e Policisë së Kosovës, me moton “Njerëzit sikur ju, në shërbimin tuaj”, të realizuar nga MPB me mbështetje të OSBE-së.

Ai ka thënë se në atë kohë u vendosën për herë të parë shtesat për rrezikshmëri për Njësitë Speciale dhe se shumë zyrtarë policorë kanë kontribuar për ndërtimin e një force profesionale.

“Kosova nuk ka lindur sot. Policia nuk është krijuar sot. Dihet kush e ka fyer, poshtëruar dhe sulmuar Policinë – jo për arsye etnike, por për qëllime politike”, shkruan Ramadani.

Ramadani ka ngritur shqetësime për mungesën e sigurimeve shëndetësore, pagat e ulëta, trajnimet e reduktuara dhe pajisjet e paplota, duke kërkuar mbështetje të plotë për Policinë.

Ky reagim i Ramadanit vjen pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e policisë në Lipjan, javën e kaluar