Burhan Pajaziti: Zgjidhjet për lagjen Velania - Gazeta Express
string(44) "burhan-pajaziti-zgjidhjet-per-lagjen-velania"

Zgjedhjet

Gazeta Express

03/10/2025 16:50

Burhan Pajaziti: Zgjidhjet për lagjen Velania

Zgjedhjet

Gazeta Express

03/10/2025 16:50

Kandidati për Asamble Komunale të Kuvendit të Prishtinës, Burhan Pajaziti, nga radhët e AAK-së ka treguar për problemet të cilat i kanë banorët e lagjes Velania, lagje në të cilën jeton edhe vetë ai.

Pajaziti i ka listuar problemet ku nga secila për to ai premton që do të jetë zë në Asamble deri kur të arrihet zgjidhja e tyre.

Fillimisht, premton qasje për banorët e Velanisë në çerdhe publike. Kërkesa tjetër është trafiku Urban.

“Lagjja mua më njeh, unë të vetmen çka mund t’i premtoj lagjes time janë premtime konkrete që të bëhem zëri i tyre për hallet e tyre dhe të mija të përbashkëta”, u shpreh Burhan Pajaziti.

Po ashtu, ai premtoi që do të jetë “zëri i tyre në Komunë, për ndërtimin e çerdheve, rregullimin e infrastrukturës, parqeve, sigurisë në shkolla e të tjera”.