string(83) "burhan-aliti-mohon-kategorikisht-lajmet-per-kallezim-penal-shpifje-dhe-dezinformata"

Maqedoni

Gazeta Express

28/05/2025 15:30

Burhan Aliti mohon kategorikisht lajmet për kallëzim penal: Shpifje dhe dezinformata

Maqedoni

Gazeta Express

28/05/2025 15:30

Burhan Aliti, anëtar i dorëhequr i Këshillit Drejtues të Drejtorisë së Aviacionit Civil – M-NAV, ka reaguar ashpër ndaj disa raportimeve mediatike, duke i cilësuar ato si shpifje dhe tentativë për njollosjen e personalitetit të tij, përcjell Flaka. Ai thekson se lajmet për një kallëzim penal të pretenduar ndaj tij janë të pavërteta dhe pa asnjë bazë ligjore.

“Demantoj publikisht shpifjet e ngritura nga disa mediume, me ç’rast kanë bërë shpifje kundrejt personalitetit tim se gjoja është ngritur kallëzim penal ndaj meje për keqpërdorim,” ka deklaruar Aliti.

Ai sqaron se çështja e përmendur në media i referohet një rasti të vitit 2022, kohë në të cilën ai nuk ka qenë fare pjesë e këtij institucioni. “Unë këtë pozicion e ushtroj që nga data 17.10.2024, ndërsa lënda që është cituar në lajm daton nga viti 2022,” thekson ai.

Aliti u bën thirrje të gjitha mediave që kanë publikuar këtë informacion të pavërtetë që të tërheqin lajmin dhe të kërkojnë falje publike. Ai paralajmëron se në të kundërtën, do të ndjekë rrugën ligjore dhe do të ngrejë padi për shpifje.

“Kjo shpifje do të zgjidhet përmes rrugës ligjore,” përfundon reagimin e tij Burhan Aliti.