“Burgosja e Veliajt pa gjyq, e papranueshme”, Rama: Unë dhe lali Eri bëmë këtë Tiranë ku shëtisin të qetë edhe prokurorë e gjithologë - Gazeta Express
string(128) "burgosja-e-veliajt-pa-gjyq-e-papranueshme-rama-une-dhe-lali-eri-beme-kete-tirane-ku-shetisin-te-qete-edhe-prokurore-e-gjithologe"

Shqiperi

Gazeta Express

20/02/2025 17:32

“Burgosja e Veliajt pa gjyq, e papranueshme”, Rama: Unë dhe lali Eri bëmë këtë Tiranë ku shëtisin të qetë edhe prokurorë e gjithologë

Shqiperi

Gazeta Express

20/02/2025 17:32

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij para punonjësve të bashkisë së Tiranës, deklaroi se kryebashkiaku Erion Veliaj u arrestua pa gjyq dhe kjo është e pashpjegueshme dhe e paimagjinueshme.

“Makineria e Bashkisë të mos ndalet asnjë minutë, por të vijojë të xhirojë 24 orë në çdo cep. Jam këtu për t’ju thënë se vëmendja ime për Bashkinë e Tiranës nuk do të mungojë. Asnjë buf me asnjë llum nuk e mbulon dot tranformimin kolosal të Tiranës tonë. Pa mua që e nxora nga koma dhe e ngrita në këmbë me mbështetjen e pakursyer të popullit të Tiranës dhe PS, dhe pa lali Erin që e bëri të vrapojë dhe të kthehet në një destinacion turistik, ky qytet nuk do të ishte dot kurrë vendi ku shëtisin si evropianë që të gjithë: qytetarë, analistë, prokurorë, gjithologë, demokratë…” – tha Rama ndër të tjera

Advertisement
Advertisement
Advertisement