Gazetare: Erza Elezaj
Dënimin e vuajnë brenda katër mureve. Në Qendrën Korrektuese për gra në Lipjan, aktualisht po qëndrojnë 35 gra.
E pikërisht për hapësirat në të cilat ato ndodhen, por edhe ndriçimin, nga Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin vjetor u kritikuan disa burgje në Kosovë.
Një nga të burgosurat flet për përvojën e saj.
E një tjetër është e kënaqur me kushtet.
Për vlerësimet që morën është në dijeni zv. Drejtori i këtij burgu, Dritan Bajramaj.
Ai thotë se aty ka vend për 168 persona dhe se po punohet për të arritur rezultate të mira.
Kjo në Lipjan, u tha se nuk ka as hapësira të veçanta për nëna me fëmijë.
E në mesin e të burgosurave ndodhet një rast i tillë.
Nga organizata monitoruese e qendrave korrektuese në Kosovë, QKRMT, thonë se ajo do duhej të kishte trajtim më të veçantë.
Edhe pse thotë se në burgje ka progres, Haliti flet edhe për mungesën e hapësirave për të burgosur me aftësi të kufizuara.
Në hapësirat e njëjta në Lipjan, pritet të ndërtohet një qendër e re korrektuese për gratë dhe të miturit.