Sot Gjykata Themelore në Strumicë e dënoi Marjanço Velev (55) nga fshati i Strumicës, Debrejci me burg të përjetshëm për vrasjen e dytë të kryer mbi banorin e Strumicës Aleksandar Micev, trupi i të cilit ishte gjetur në ujërat e digës “Turija”.
Prokuroria atë e ka akuzuar për vrasje të kryer më 9 tetor të vitit 2018 me ç’rast pas shpine ka gjuajtur me armë kalibër 5,6 milimetra me dy plumba në kokë te Micevi, ndërsa trupi i tij ishte gjetur më 5 gusht të vitit të kaluar.
Në arsyetimin e gjykimit, gjykatësja Marina Abrasheva theksoi se e ka aplikuar nenin 44 të Ligjit ndëshkues për vërtetim të dënimit të vetëm me burg nga burgu i përjetshëm, sepse i dënuari së pari e ka vrarë Micevin, ndërsa pastaj edhe banorin e dytë të Strumicës, Risto Ilashev.
I akuzuari Velev, në fillim të gjykimit, i cili filloi në datën 7 të këtij muaji, para gjykatës u shpreh se nuk ndjehet fajtor dhe nuk e ka bërë veprën për të cilën është akuzuar.
Në shkurt të këtij viti Gjykata Themelore në Strumicë i caktoi dënim me burg në kohëzgjatje prej 20 viteve Marjanço Velev për vrasjen e kryer mbi banorin e Strumicës Risto Ilashev më 7 maj të vitit 2019. Trupi i banorit të vrarë ishte gjetur në digën “Turija” më 20 qershor të vitit të kaluar i mbyllur në një fuçi metalike.
I dënuari ka të drejtë të ankesës deri te Gjykata e Apelit në Shtip në afat prej 15 ditësh nga caktimi i gjykimit.
A jeni gati për shpërblimin më të madh në vend nga ETC, Lider i shërbimit dhe tregtimit në vend....