“Burg për kondicionerin, e lexova te Daily Mail”, Balluku si ndahet Zvicrës: Njerëzit të bëjnë dush bashkë - Gazeta Express
string(101) "burg-per-kondicionerin-e-lexova-te-daily-mail-balluku-si-ndahet-zvicres-njerezit-te-bejne-dush-bashke"

Shqiperi

Gazeta Express

22/09/2022 12:59

“Burg për kondicionerin, e lexova te Daily Mail”, Balluku si ndahet Zvicrës: Njerëzit të bëjnë dush bashkë

Shqiperi

Gazeta Express

22/09/2022 12:59

Ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku ka sqaruar në Kuvend këshillat e dhëna ditët e fundit për të kursyer energjinë duke marrë si shembull Zvicrën. Një prej tyre që bëri bujë dhe që rezultoi fakë news ishte deklarata se shteti Zviceran, sipas ministers dënonte me burg këdo që do të mbante mbi 19 gradë kondicionerin. Për këtë ministrja tha se iu referua artikullit të Daily Mail, duke mos e ditur se nuk ishte i vërtetë.
Ajo shtoi se Zvicra duhet të hedhe në gjyq Daily Mail.

“I referohem Daily Mail, do ta dërgoj në Whatsapp. Kemi artikujt e Daily Mial. I duhet shtetit zvicerian të hedhë në gjyq Daily Mail dhe mos ta lejojë më të thotë gjëra të tilla”, tha Balluku.

Megjithatë Balluku i është referuar një tjetër deklarate përmes të cilës ministrja e Mjedisit në Zvicër iu bënte thirrje çifteve që të bëjnë dush bashkë për të kursyer energji elektrike.

Dje pame në ekrane se çfarë thotë ministrja e mjedisit për dushet, mund të jetë gënjeshtër, por e ka publikuar BBC dhe CNN. Ne i referohemi burimeve prestigjoze”, deklaroi Balluku.

/Gazeta Express