Burg pa afat të riut vlonjat, strehoi sirianët në shtëpi dhe i ndihmoi për të kaluar kufirin - Gazeta Express
string(91) "burg-pa-afat-te-riut-vlonjat-strehoi-sirianet-ne-shtepi-dhe-i-ndihmoi-per-te-kaluar-kufirin"

Burg pa afat të riut vlonjat, strehoi sirianët në shtëpi dhe i ndihmoi për të kaluar kufirin

Shqiperi

Gazeta Express

17/01/2021 10:14

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë arrest në burg për Qazim Ismailajn, i cili akuzohet për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit nga emigrantët sirianë. 32-vjeçari nga fshati Trevllazër dyshohet se ka strehuar në banesën e tij sirianë, të cilët e përdornin Shqipërinë si trampolinë për të kaluar në vendet e BE-së me destinacion final. Ai është identifikuar pas dëshmive të sirianëve.

Seanca është zhvilluar këtë mëngjes në gjykatën e Vlorës me dyer të mbyllura. Ismailaj i arrestuar në 15 janar së bashku me Fatos Dushën janë prangosur në lidhje me rastin që u zbulua në datë 8 janar, ku një gomone me 50 sirianë, mes tyre gra dhe fëmijë u rreziku në mes të detit.

Lexo Edhe:

Sirianët pasi ishin fshehur në Vlorë, të ndihmuar nga personat e arrestuar dhe të tjerë po tentonin që të kalonin me gomone në Itali, por kushtet e motit e vështirësuan situatën duke bërë që të kërkojnë ndihmë pasi rrezikuan mbytjen.