“Burekomant”- shpikja e një furre për të vazhduar shitjen e byrekut edhe gjatë koronavirusit - Gazeta Express
string(89) "burekomant-shpikja-e-nje-furre-per-te-vazhduar-shitjen-e-byrekut-edhe-gjate-koronavirusit"

“Burekomant”- shpikja e një furre për të vazhduar shitjen e byrekut edhe gjatë koronavirusit

Gazeta Express

02/04/2020 7:53

Për të vazhduar në biznesin pavarësisht gjendjes së jashtëzakonshme, pronari i një furre buke në Serbi ka dalë me një ide speciale për shitjen e burekut.

Ai tani shërbehet në një mënyrë të veçantë në mënyrë që të shmanget kontakti me blerësit.

Lexo Edhe:

“Ne e bëmë këtë sepse shumica e klientëve tanë të rregullt janë mësuar të qëndrojnë dhe të ulen kur hyjnë në një furrë buke për të ngrënë vaktin e tyre. Sidoqoftë, kjo aktualisht nuk është e mundur për shkak të kësaj situate. Ne duhej të bënim diçka për të ruajtur punonjësit tanë, si dhe klientët tanë, shpjegoi Svetlana Radakoviq, pronare e furrës.

Blerësit, thotë ajo, ishin të hutuar në fillim, pasi ishin mësuar të hynin në burektore. Por ata shpejt i pranuan ndryshimet dhe filluan ta quanin këtë burekomat.