Burdushi: Isa e do VV’në, por ka magji të fortë dhe mësysh - Gazeta Express
string(55) "burdushi-isa-e-do-vvne-por-ka-magji-te-forte-dhe-mesysh"

Gazeta Express

01/06/2020 23:34

Burdushi: Isa e do VV’në, por ka magji të fortë dhe mësysh

Gazeta Express

01/06/2020 23:34

Mjeku popullor Hysni Peqani, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 arsyet se pse është prishur koalicioni LDK-VV. Ai ka komentuar figurat më të larta politike të LDK’së, më saktësisht kryetarin Isa Mustafa.

“Isa Mustafa ka qenë i tre anshëm. E do VV’në, nuk e nëncmon por e do dhe kështu u përzien tek ky herë andej e herë këndej e dërgojshin magjitë.’’

Lexo Edhe:

‘’Problemi më i madh në Kosovë është zilija dhe inati. Kur është cështja tek populli duhet gjithçka me përbi dhe me ec përpara. Por Isa sa andej sa këndej. Ky ka magji të fortë, ka mësysh’’, thotë ai.  

Tutje ai ka folur për Agim Veliun dhe arsyen pse u prish koalicioni.

‘’Agimi ka shkel në magji dhe u egërsua. Magjia i ka fajet. Ajo mund të sjellë deri në shkatërrim dhe në gjendje të rëndë. Aty i erdhi inati’’, shpjegon Peqani.

‘’Para zyreve i kanë magjistarët e jashtit dhe ata i gjuajnë dhe u rrinë gati. Ashtu si gazetarët që rrinë para zyreve’’, shtoi ai. /Express/