Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, thotë se rritja e rrogave për shërbyesit civilë ka shkelje të ligjit, dhe është “hajgare”.
Bunjaku thotë se me rritjen e pagave, kryeministri Albin Kurti i ka mashtruar qytetarët që vetë i ka quajtur analfabetë.
Më tutje deputetja e LDK-së thotë se me këtë rritje të pagave ka shkelje të ligjit.
“Jam e bindur që çdo qytetari që iu ka ngritur rroga për 55 euro nuk ka me besu në këtë qeverisje të Kurtit. Kjo absolutisht është blerje e votave ilegalisht dhe po tenton me i mashtru qytetarët. Por, po gabon rëndë. Ka edhe shkelje të ligjit për paga, konkretisht ai i nenit 42, por për shkelje këta nuk e kanë për herë të parë, pasi që e kanë shkel Kushtetutën me dhjetëra herë dhe nuk iu vije turp asnjëherë”, deklaroi ajo në Teve1.
Qeveria e Kosovës bëri të ditur se punëtorëve të sektorit publik do t’iu rritet paga për 110 euro, në dy faza gjatë vitit të ardhshëm.