Sulmuesi i kombëtares së Kosovës dhe Hoffenheimit, Fisnik Asllani është një nga lojtarët më të mirë në Bundesliga këtë sezon.
Ylli dardan ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar pesë asistime për Hoffenheimin, në një sezon mjaft të mirë për bardhekaltërit.
Pas këtij edicioni të suksesshëm në elitën e futbollit gjerman, faqja zyrtare e Bundesligës ka ndarë pesë momentet më të mira të Asllanit në këtë garë.
Në vendin e pestë është goli i tij i bukur me kokë ndaj Union Berlinit, teksa vendi i katërt e zë asistimin e tij magjik ndaj Heidenheimit.
Vendi i tretë në listën e Bundesligës për Asllanin, është goli i tij me kokë pa shikuar nga porta, ndaj Freiburgut.
Momenti i tij i dytë më i mirë këtë edicion në Bundesliga është asistimi ndaj Bayern Munichut, të cilin e bën pasi e ndaloi topin në mënyrë maestrale, e pastaj ia asistoi bashkëlojtarit të tij për të shënuar.
Momenti më i mirë i Asllanit këtë edicion, sipas Bundesligës është goli i tij ndaj Heidenheimit, portën e të cilit e mbron Diant Ramaj, me prejardhje nga Kosova, por që luan për Gjermaninë.
@bundesliga What a player he already is 🔥 #bundesliga #fussball #TSGHoffenheim #FisnikAsllani ♬ ESTA NOCHE (Slowed) – TRXVELER & WHALEMANE
23-vjeçari Asllani dhe Hoffenheimi rikthehen në aksion nesër, e shtunë, ndaj Mainzit, me fillim nga ora 15:30./GazetaExpress/
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...