Bulliqi: Podujeva nuk është më bastion i LDK’së - Gazeta Express
string(45) "bulliqi-podujeva-nuk-eshte-me-bastion-i-ldkse"

Gazeta Express

18/02/2020 20:17

Bulliqi: Podujeva nuk është më bastion i LDK’së

Gazeta Express

18/02/2020 20:17

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka shprehur optimizëm se më 15 mars do ta thyejë bastionin e LDK’së në këtë komunë.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e Re”, ai ka thënë se kjo komunë më nuk është bastion i asnjë partie politike.

Lexo Edhe:

Ai ka treguar se diferenca e vogël e votave në zgjedhjet nacionale në mes të LDK’së dhe VV’së e bën optimist se do të triumfojë në këtë garë për kryetar komune.

Teksa ka shpalosur ofertën për qytetarët e Komunës së Podujevës, Bulliqi ka deklaruar se programi i tij prek çdo fushë.

Ai ka bërë me dije se ndër prioritetet e tij kryesore është depolitizimi i shërbyesve civilë.