Bulliqi: Llapjanët janë lodhur nga keqqeverisja e LDK'së - Gazeta Express
string(54) "bulliqi-llapjanet-jane-lodhur-nga-keqqeverisja-e-ldkse"

Bulliqi: Llapjanët janë lodhur nga keqqeverisja e LDK’së

Gazeta Express

21/02/2020 23:41

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, është optimist se do të dalë fitues në zgjedhjet e jashtëzakonshme në këtë komunë.

I ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në T7, ai ka trguar arsyet që e bëjnë të besojë se ‘ka ardhur koha e ndryshimit”.

Lexo Edhe:

Bulliqi mendon se tashmë Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, theu besimin e qytetarëve duke i lënë ata për ‘apetite individuale”.

“Me marrjen e detyrës së re në Prishtinë ai i ka shkaktuar dëm të madh Podujevës dhe qytetarëve të Llapit pasi projektet e premtuara mbetën në gjysmë, mbeti anash kërkesa dhe nevoja e qytetarëve”, shtoi Bulliqi.

“Asnjë prej kërkesave etike të qytetarëve nuk janë realizuar. Ne si VV do t’i fitojmë zgjedhjet në Podujevë”, tha Bulliqi.

‘Llapjanët janë lodhur nga keqqeverisja e LDK’së”, u shpreh Bulliqi.

Ai ka shpjeguar se vendimi që ai të synonte karrigen e të parit të kësaj komune u mor nga partia e tij, ku ai mori votëbesimin.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë do të mbahen më 15 mars, pasi kryetari i deritanishëm, Agim Veliu, u zgjodh Ministër i Punëve të Brendshme.