Kryetari i Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Buliqi, ka qenë i ftuar në “Frontal” të T7.
Ai ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për situatën në Kuvendin e Kosovës më shumë e ka komplikuar gjendjen sesa ka dhënë rrugëzgjidhje.
Sipas tij presidentja e Kosovës Vjosa Osmani duhet të involvohet.
“Unë mëndoj që më shumë e ka kompliku situatën sesa ka dhënë rrugëzgjidhje këtij procesi, sidoqoftë besoj që tash është radha të involvohet presidentja e vendit”, tha Bulliqi.
Ai tha se pasi të ketë Kuvend, përgjegjësinë e ka Albin Kurti që ta bëjë Qeverinë. /Gazeta Express
Më poshtë video e plotë: