Bullgaria drejt heqjes së vetos për Maqedoninë e Veriut, hapet rruga dhe për Shqipërinë në BE! Varhelyi: Historike - Gazeta Express
string(111) "bullgaria-drejt-heqjes-se-vetos-per-maqedonine-e-veriut-hapet-rruga-dhe-per-shqiperine-ne-be-varhelyi-historike"

Shqiperi

Gazeta Express

22/06/2022 11:40

Bullgaria drejt heqjes së vetos për Maqedoninë e Veriut, hapet rruga dhe për Shqipërinë në BE! Varhelyi: Historike

Shqiperi

Gazeta Express

22/06/2022 11:40

Bullgaria është drejt heqjes së vetos për Maqedoninë e Veriut duke i hapur kështu rrugën këtij shteti por dhe Shqipërisë për avancimin në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Lajmin e ka bërë të ditur në një postim në Twitter, komisioneri për zgjerim Oliver Varhelyi i cili në postimin e tij e quan vendim historik për Evropën atë të liderit të opozitës Boyko Borissov i cili ka pranuar të japë votat në Parlament për të pranuar hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut.

Lexo Edhe:

Falenderojmë liderin e opozitës Gerb @BoykoBorissov
për marrjen e një vendimi historik për Evropën dhe për pranimin e negociatave me Maqenonine e Veriut bazuar në propozimin francez që lejon vazhdimin me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedonine e Veriut.
Ne presim që qeveria t’i bëjë propozimet e nevojshme Parlamentit sot në mënyrë që Evropa të mund të ecë përpara”.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, te cilat jane bere bashke ne procesin e integrimit, kanë pritur për më shumë se dy vjet për të parë fillimin zyrtar të negociatave. Bllokada vjen nga vetoja e Bullgarisë, e cila ka një sërë kërkesash historike dhe kulturore ndaj Maqedonisë së Veriut. 

Kryeministri i ri i Bullgarisë, Kiril Petkov, ka sinjalizuar synimin e tij për të hequr ngërçin, por plani i tij ka shkaktuar përçarje brenda koalicionit qeverisës. Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, i bëri thirrje kreut të qeverisë  Kiril Petkovit që të mos fshihet, por të paraqesë në parlament një propozim për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë.

Nga ana tjetër mediat në Bullgari  raportojnë se qeveria e kryeministrit Kiril Petkov ka rrëzuar propozimin e kreut të opozitës Bojko Borisov për të miratuar propozimin e presidencës franceze me qëllim heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut.

Deklarata u bë zëdhënsja e qeverisë Lena Borislavova për Dnevnik. Ajo tha se “kryeministri Kiril Petkov nuk do të tërhiqet nga formula e shpallur në mënyrë të përsëritur për vendimin për Maqedoninë – të kalojë fillimisht në komisionin parlamentar për politikë të jashtme, pastaj në sallën plenare, ku do të merrte mbështetje të gjerë dhe më pas përmes Këshillit të Ministrat”.

Qasja e Petkovit është e diskutueshme sepse, sipas Kushtetutës, politika e jashtme e Bullgarisë udhëhiqet nga qeveria, jo nga Asambleja Kombëtare.

/Express