Buleshkaj: Rekomandimet e Raportit të Transparency International do të shndërrohen në objektiva pune të AKK'së - Gazeta Express
string(108) "buleshkaj-rekomandimet-e-raportit-te-transparency-international-do-te-shnderrohen-ne-objektiva-pune-te-akkse"

Lajme

Gazeta Express

25/01/2022 15:50

Buleshkaj: Rekomandimet e Raportit të Transparency International do të shndërrohen në objektiva pune të AKK’së

Lajme

Gazeta Express

25/01/2022 15:50

Pas publikimit të Indeksit të Percepsionit të Korrupsionit që publikohet çdo vjet nga organizata Transparancy International, kanë reaguar nga Agjencia Kundër Korrupsionit, raporton Express.

Drejtori i kësaj agjencie, Yll Buleshkaj ka thënë se do institucioni që drejton do t’i trajtojë me seriozitet dhe përkushtim rekomandimet e dala nga  raporti i Transparency International.

Lexo Edhe:

Sipas tij, këto rekomandime do të shndërrohen në objektiva pune të AKK’së.

“Me këtë rast, Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit z. Yll Buleshkaj,  është zotuar se AKK  do t’i trajtojë me seriozitet dhe përkushtim rekomandimet  e dala nga  raporti i Transparency International,  duke ngritur efikasitetin e veprimeve të AKK-së në parandalimin dhe luftimin e Korrupsionit në Kosovë, të përqendruara në deklarimin e pasurisë, parandalimin e konflikti të interesit dhe mbrojtën e sinjalizuesve.

Rekomandimet e Raportit  të Transparency International do të shndërrohen në objektiva pune të Agjencisë kundër Korrupsionit, ka theksuar Drejtori i AKK-së, z. Yll Buleshkaj”, thuhet në njoftimin e AKK’së.

Ndryshe, Kosova ndër vite është renditur kryesisht në pjesën e poshtme në Indeksin e Percepsionit të Korrupsionit që publikohet çdo vjet nga organizata Transparancy International. Që nga viti 2012 kur Kosova përfshihet në këtë indeks, renditjen më të mirë e ka pasur në vitin 2017, kur ishte renditur në vendin e 85-të nga 180 shtete të botës./Express