Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit tha se edhe pse në Kosovë gjatë vitit 2025 nuk ka pasur institucione funksionale, ajo ka vazhduar punën e saj pa ndërprerje dhe nuk është ndikuar drejtpërdrejt nga mungesa e institucioneve funksionale apo stagnimi i reformave.
Drejtori i kësaj agjencie Ylli Buleshkaj tha se gjatë vitit 2025 kjo agjenci ka raportuar qindra raste të dyshimeve për korrupsion, ndërsa ka theksuar se sfidat më të mëdha për luftimin e korrupsionit janë në sektorin e prokurimit publik dhe sektori i dhënies së licencave dhe lejes të ndërtimeve.
Deklarata e Buleshkaj, pasoi publikimin e raportit të Transparency International, për vitin 2025 ku u tha se Kosova ka rënë për tri pozita në indeksin e Perceptimit të korrupsionit.
“Dyshimet për korrupsion më të mëdhaja janë standarde kryesisht në prokurimin publik dhe sektorin e dhënies së licencave dhe lejeve ndërtimore e të tjera. Por, ky trend është global dhe besueshmëria në këto procese gjithmonë është e sfiduar ndoshta edhe për shkak të transparencës së proceseve qoftë për marrje të lejeve, licensave të cilat nuk janë shumë publike nga njëherë kriteret edhe nga rasti në rast variojnë edhe pse ato ligjërisht nuk janë të tilla por këto institucione që punojnë në këto fusha duhet të punojnë më shumë që të rritet transparenca. Një mungesë e cila është evidfentuar edhe nga ky vlerësim është mungesa e strategjisë kombëtare kundër korrupsionit për të cilën agjencia është përgjegjëse për ta zbatuar por nuk është përgjegjëse e vetme për ta hartuar ne pranojmë pjesën tonë të mandatit që duhet të kontribuojmë në aspektin profesional në hartimin e saj kjo ka mungu dhe ne kemi marr një pjesë të vogël të poenave negativ nga ajo që pash dhe ajo që u deklaru në publik më herët nga kapitulli i TI në Kosovë…”, tha Buleshkaj per rtv21.
Nga një karrierë shumëvjeçare në gazetari, drejt sipërmarrjes dhe inovacionit në ndërtim – rruga profesionale e Esat Ahmetit pasqyron...