"Bukuroshja", "A e caktojmë një takim" - Mentor Shala i RTK-së me gjuhë të papranueshme ndaj deputetes - Gazeta Express
string(95) "bukuroshja-a-e-caktojme-nje-takim-mentor-shala-i-rtk-se-me-gjuhe-te-papranueshme-ndaj-deputetes"

“Bukuroshja”, “A e caktojmë një takim” – Mentor Shala i RTK-së me gjuhë të papranueshme ndaj deputetes

Lajme

Gazeta Express

18/06/2021 14:39

Zëvendësdrejtori i Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala, ka reaguar me një gjuhë të papranueshme ndaj deputetes së listës ‘Guxo’, Doarsa Kica-Xhelili, e cila në një intervistë gjatë mbrëmjes së djeshme e kishte përmendur atë, si zyrtar të RTK-së.

Shala përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se po i duket se Doarsa e ka mendjen vetëm tek ai dhe e ka ftuar për një takim.

Lexo Edhe:

“Doarsa bukuroshja paska fol mbrame prap për mu. Shumë bre ka qef me ma përmend emnin. Po më duket vetëm te unë e ka mendjen! A e caktojmë një takim Doarsë, për drekë a për darkë a? Që don i thrrasim edhe ato mikeshat e tua në RTK! Knaqemi edhe t’kallxoj krejt për RTK-në, edhe nime e kupton çka është RTK-ja! E miqt e RTK-së?! Jo valla s’pi thrrasim!

Kallxom, kur po dalim, Doarsë!”, ka shkruar Shala në Facebook.

Kica – Xhelili kishte folur për të, pasi është kryetare e Komisionit parlamentar për media, e në një mbledhjet të tij ishte diskutuar për televizionin publik.