Bujar Pllana e la Kosovën për t'ju bashkuar Shqipërisë, ky është komenti i Franco Fodës - Gazeta Express
string(85) "bujar-pllana-e-la-kosoven-per-tju-bashkuar-shqiperise-ky-eshte-komenti-i-franco-fodes"

Futboll

Gazeta Express

23/03/2026 14:07

Bujar Pllana e la Kosovën për t’ju bashkuar Shqipërisë, ky është komenti i Franco Fodës

Futboll

Gazeta Express

23/03/2026 14:07

Qendërmbrojtësi Bujar Pllana vendosi së fundmi ta zgjedh Kombëtaren shqiptare para asaj të Kosovës.

Futbollisti kosovar u përfshi në listën e të ftuarve të selektorit Sylvinho për ndeshjen gjysmëfinale të “play-off”-it të Botërorit ndaj Polonisë, që nënkupton se ai hoqi dorë nga mundësia për të luajtur për Kombëtaren A të Kosovës, derisa kishte luajtur për ekipet zinxhir të Dardanëve, shkruan “Gazeta Express”.

E në konferencën e sotme për shtyp, selektori Franco Foda u pyet nga gazetarët për rastin e Bujar Pllanës, për të cilin tha se e kishte shikuar edhe personalisht, por që në fund tha se i uron suksese tek Shqipëria, duke insistuar se atij i nevojiten vetëm lojtarë që janë të fokusuar dhe të vendosur 100 për qind tek Kombëtarja e Kosovës.

“E kemi përcjellë në ndeshjet e tij dhe sigurisht se tash për tash kemi vendosur për grupin e lojtarëve që i kemi këtu. Këtu secili ka kontribuar që të arrijmë këtu ku jemi dhe secili është i rëndësishëm për pozicionin e tyre”, deklaroi Foda, duke e arsyetuar faktin se përse nuk e ka ftuar deri tash.

“Për lojtarin në fjalë, nëse ai ka vendosur për Shqipërinë atëherë është vendim i tij, gjithnjë e kam thënë se kur luajnë për Kosovën, lojtarët duhet të luajnë me zemër këtu”, vazhdoi trajneri i Kosovës.

24-vjeçari Pllana është pjesë e ekipit polak, Lechia Gdańsk. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement