Bujar Osmani: Puthja e dorës nga hoxha ishte një shprehje respekti ndaj duarve të një kirurgu që ka shpëtuar jetë - Gazeta Express
string(112) "bujar-osmani-puthja-e-dores-nga-hoxha-ishte-nje-shprehje-respekti-ndaj-duarve-te-nje-kirurgu-qe-ka-shpetuar-jete"

Maqedoni

Gazeta Express

15/04/2024 15:50

Bujar Osmani: Puthja e dorës nga hoxha ishte një shprehje respekti ndaj duarve të një kirurgu që ka shpëtuar jetë

Maqedoni

Gazeta Express

15/04/2024 15:50

Të dashur qytetarë,

Dje, gjatë tubimeve të fushatës, një foto ku një zotëri i moshuar më puthi dorën u përhap gjerësisht në internet. Dua të sqaroj se ky zotëri është një hoxhë i respektuar 84-vjeçar, Isnija Topalovski, , hafëzi më vjetër në Dollneni që ka shërbyer në xhaminë lokale të fshatit Debresh të Dollnenit për 65 vjet. Së fundmi, ai ka pasur një intervenim mjeksor, dhe gjesti i tij ishte një shprehje respekti ndaj duarve të një kirurgu që ka shpëtuar jetë, jo ndaj një politikani.

Lexo Edhe:

Shpresoj që të gjithë ata që janë të nxituar të gjykojnë pa pasur informacion të plotë, do të kërkojnë falje ndaj zotërisë dhe ndjej keqardhje që kjo fotografi është keqinterpretuar dhe shkaktuar bezdisje për të. Le të vlerësojmë dhe respektojmë kontributin dhe qëndrueshmërinë e njerëzve si ai në shoqërinë tonë.