Bujar Osmani: Katër Prioritetet Kryesore për Çairin – Nga kaosi urban deri te Krimi i Organizuar - Gazeta Express
string(93) "bujar-osmani-kater-prioritetet-kryesore-per-cairin-nga-kaosi-urban-deri-te-krimi-i-organizuar"

Maqedoni

Gazeta Express

09/08/2025 15:06

Bujar Osmani: Katër Prioritetet Kryesore për Çairin – Nga kaosi urban deri te Krimi i Organizuar

Maqedoni

Gazeta Express

09/08/2025 15:06

Kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Besëlidhjes Fronti Kombëtar për Integrim për komunën e Çairit, Bujar Osmani, ka publikuar një video-mesazh drejtuar qytetarëve, ku ka shpalosur katër prioritetet kryesore të fushatës së tij.

I përgjigjur një qytetari që pyeti për tri problemet më urgjente që ai synon të trajtojë, Osmani tha se do të përmendë katër:

“Në radhë të parë është kaosi urban, pastaj mungesa e parkingjeve, papastërtia dhe në fund – krimi i organizuar,” tha ai në videon e publikuar sot.

Osmani theksoi se këto çështje janë ndër më shqetësueset për banorët e Çairit dhe do të jenë në fokus të platformës së tij zgjedhore.